Prishtina 01 luan sot kundër Benficas në Ligën e Kampionëve në futsal
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra e futsalit, Prishtina 01 do të zhvillojë sot ndeshjen e tretë në kuadër të “Elite Round” të Ligës së Kampionëve.

Me fillim nga ora 20:00 parketi i Pallatit të Rinisë dhe Sporteve do të jetë nikoqir i duelit tejet interesant mes Prishtinës 01 dhe Benficas, raporton KosovaPress.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Prishtina 01 barazoi 3:3 me Dobovec, kurse Benfica e mposhti 3:2 Kairat Almatyn.

Momentalisht, Benfica zë vendin e parë në Grupin B në kuotën e gjashtë pikëve, krahas Prishtinës 01 që renditet në vendin e fundit me vetëm një pikë.

20:00 Prishtina 01 – Benfica

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024