Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka bërë sot homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, në 79-vjetorin e lindjes, si dhe ka vizituar familjen Rugova.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se gjatë takimit me anëtarët e familjes Rugova evokuan kujtime nga vitet e veprimit përplot atdhedashuri të presidentit në shërbim të idealit të lirisë dhe themelimit të shtetit të pavarur të Kosovës.Përvjetori i lindjes së ish-presidentit Rugova - KosovaPress
Vizitë sot gjatë ditës te familja Rugova ka bërë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai ka theksuar se kësaj radhe vizita në familjen Rugova ishte edhe më e veçantë, pasi ajo u shoqërua edhe nga klasa e parë e gjeneratës së parë të Shkollës Politike.
“Sot, me Albinën, Erën e Rozin, vizituam familjen Rugova. U pritëm nga zonja Fana, Uka, Mendimi e Teuta. Rikujtuam jetën e shqiptarit më të madh; atit themeltar të Republikës e prijësit historik të lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, i cili lindi 79 vite më parë, më 2 dhjetor të vitit 1944. Kjo histori na qëndron sot jo vetëm si rikujtim i madhështisë, por edhe si detyrim i rrugëtimit tonë përpara. Presidenti ka vetëm ditëlindje! Prandaj gjithë rugovistëve, urime kjo datë e ditë!”, ka shkruar Abdixhiku.