Qytetarët ankohen për shërbimet jo cilësore të “Vala”, Telekomi tregon arsyet
Tema
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Qytetarët përdorues të telefonisë  mobile në operatorin “Vala” ankohen se po përballen me probleme për thirrjet telefonike nga ky operator. Ata thonë se shërbimet e “Vala” janë të dobëta dhe nuk po arrijnë të përdorin numrat e tyre.

Ndërsa, nga Telekomi i Kosovës janë deklaruar për KosovaPress se janë në fazën e investimeve të mëdha teknologjike, ku pohojnë se kanë pasur probleme serioze me shërbime.  Drejtues të kësaj kompanie janë zotuar se vitin e ardhshëm do të posedojnë teknologjinë e fundit.

Qytetarët ankohen për shërbime jo të mira telefonike. Ramadan Jakupi thotë se rrallë herë arrin të telefonojë dikë.

Edhe Nazlije Gashi shpreh kritikat e saj, duke thënë se nuk po arrin të telefonojë të tjerët nga operatori ‘Vala’

Ndërkaq, Qamil Shala thotë se në vendin ku banon, “Vala” është jashtë funksionit.

Drejtori teknik i Telekomit të Kosovës, Halil Krasniqi pohon se së fundmi ka pasur probleme me shërbime.

Krasniqi thekson se ankesat e konsumatorëve po trajtohen me prioritet. Sipas tij, parametrat e cilësisë janë në kuadër të standardeve të lejuara.

Ai zotohet se këtë vit janë në fazën e investimeve të mëdha teknologjike dhe në ndërrim të komplet rrjetit.

Krahas kësaj, Krasniqi thekson se nuk ka imazh të mirë Telekom-i dhe se sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të degradimit të kësaj kompanie publike.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,847
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024