55 studentë nga komuniteti egjiptian, ashkali dhe rom përfitues të bursës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

55 studentë janë përfitues të bursës nga komuniteti egjiptian, komuniteti ashkali dhe komuniteti rom, për vitin akademik 2023/2024.

Kështu ka shkruar ministri Elbert Krasniqi, i cili ka theksuar se do të ishte më mirë të kishte më shumë aplikime në mënyrë që të kishte më shumë përfitues.

“Pra 100 studentë ashtu siç ka qenë e paraparë me këtë pako qeveritare për mbështetje financiare. Edukimi i brezave të ardhshëm mbetet prioritet i ynë për të cilin do të vazhdoj të angazhohem çdo ditë”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024