​Pjesëtari i FSK-së në mesin e të dyshuarve për vrasjen Liridona Ademi-Murselit
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, Kushtrim Kokalla.

Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet një komunikate ka theksuar se organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim”, thuhet në komunikatë.

https://kosovapress.com/%e2%80%8bvrasja-ne-sinidoll-prokuroria-konfirmon-arrestimin-e-granit-plaves-dhe-naim-murselit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024