Kurti merr pjesë në ceremoninë e ndezjes së dritave për Krishtlindje në Pjetërshan të Gjakovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori sonte pjesë në ceremoninë e ndezjes së dritave për Krishtlindje, në Pjetërshan të Gjakovës.

Ai me këtë rast tha se simboli i ndezjes së dritave sonte, “tregon që kush shkon pas dritës, pas të vërtetës, nuk mbetet në errësirë sepse kush bën vepra të mira, kush e do të vërtetën gjithmonë del në dritë”.

“Veprat e mira sjellin paqen dhe të mirën e përbashkët në vendin tonë dhe kudo në botë. Andaj motra dhe vëllezër, me dashuri, për drejtësi, me paqe le të ecim të gjithë përpara së bashku”, u shpreh ai.

Ndezja e dritave në këtë fshat tashmë është bërë traditë, i cili ndryshe njihet edhe si "Fshati i dritave".

Ndryshe, nën organizimin e Famullisë së Shën Josefit të Pjetërshanit, ky fshat ka arritur ndër vite të shndërrohet në një vend atraktiv, i cili ka tërhequr një numër të madh të vizitorëve për shkak të zbukurimeve unike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024