Shtëpi-muze për Petro Markon, 2023 është viti kushtuar shkrimtarit
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Apartamenti i një prej shkrimtarëve më interesantë të letërsisë shqipe, Petro Marko, tashmë i është nënshtruar kurimit për t’u kthyer në shtëpi-muze.

Aty ruhet historia tragjike e artit nën diktaturë. Në këtë vit, të shpallur si viti Petro Marko figura e shkrimtarit ka qenë e pranishme në aktivitete, konferenca, shkrime, botime etj.

Në Panairin e Librit në Torino, Petro Marko u kujtua përmes një aktiviteti të veçantë, i cili zgjoi vëmendjen dhe të medias italiane.

Botimi i Qytetit të fundit në italisht, u mbështet nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, ndërkohë të tjerë libra nga ky autor janë në proces përkthimi.

Për herë të parë një konferencë shkencore ridimensionoi rolin e Petro Markos në letërsinë shqipe, përmes kumtesave të studiuesve si Bashkim Kyçuku, Floresha Dado, Behar Gjoka, etj., ndërsa rrëfimet e tij kanë ardhur përmes interpretimeve të aktorëve si Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa, Rajmonda Bulku, etj.

Por ky vit simbolik na e ka sjellë më pranë Petro Markon e ka motivuar studiuesit e lexuesit, për t’u endur në të tjera dimensione të personalitetit të tij. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024