Grabitja e argjendarisë në Suharekë, nga një muaj paraburgim për 4 persona
Siguri
Lexohet për: 4 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve me inicialet B.B., B.I., L.C., T.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë veprën penale grabitje në një argjendari në Suharekë.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se B.B., B.I., dhe L.C., më 22 nëntor, në ora 15:45 në Suharekë, në lokalin argjendaria “Diakos 2”, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze, duke vepruar si anëtarë të grupit të armatosur, përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personave tjerë – të dëmtuarve T.B. dhe A.B.

Në njoftim thuhet se të pandehurit  me inicialet B.B., B.I., K.G., D.G., dhe L.C., që të gjithë të maskuar, të gjithë të pajisur me armë frontale të gjata, njëri prej tyre me armë të gjatë në duar kryen rolin e rojës ndërsa të tjerët futen brenda në argjendari dhe nën kërcënimin e armëve marrin peng pronarin e lokalit të cilin e lidhin me lidhëse plastike për të neutralizuar rezistencën e tij.

Pas kësaj, ata fillojnë me grabitjen e arit duke demoluar vitrinat dhe xhamat, ku edhe arrijnë të marrin ari duke shkaktuar humbje në shkallë të madhe dhe ashtu të maskuar dhe me armë të gjata në duar, me veturën e markës “Chevrolet Cruze”, ngjyrë hiri, largohen në drejtim të rrugës “Avdyl Rama” për të vazhduar nga Sopijë e në drejtim të fshatit Budakovë, që lidhet me fshatin Jezercë të Ferizajt, nga ku edhe bëhen të pa arritshëm, ndërsa me datë 30 nëntor 2023, të pandehurit B.B., B.I., dhe L.C., arrestohen nga Policia.

I pandehuri, T.B., më 30 nëntor 2023, në Prishtinë, pikërisht në shtëpinë familjare të të pandehurit T.B., gjatë bastisjes së shtëpisë nga ana e policisë, me urdhër së procedurës paraprake policia ka gjetur një revole Zorki, ngjyrë e zezë modeli M-906-T 9mm, dhe një fishek kalibri 7.62 X 39mm dhe gjashtë fishekë të kalibrit 7.6mm dhe BS and B, të cilën i pandehuri e ka mbajtur në pronësi dhe në posedim, në kundërshtim me Ligjin për armët. Se, a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Grabitja e armatosur në Suharekë, policia bastis një argjendari në Prishtinë - KosovaPress

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, dhe do të merret në pyetje të pandehurit e arrestuar, të dëmtuarit, dhe dëshmitarët eventual, andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston i posaçëm se të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurë hetimore, duke tentuar të ndikojnë  në dëshmitarë apo tek bashkë të pandehurit.

Po ashtu duke marrë parasysh faktin se të dyshuarit kanë qenë në arrati deri në ditën e arrestimin, atyre iu është caktuar masa e paraburgimit me qëllim të sigurimit të prezencës së tyre gjatë fazës hetimore.

Ndryshe, për të njëjtin rast, më 27 nëntor 2023, gjyqtarja e procedurës paraprake kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, dhe të pandehurve F.T., dhe A.B., iu ishte caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se kishin kryer veprën penale dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024