Prezantohet projekti për fuqizimin e ofrimit të shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Save the Children në Kosovë, ka prezantuar përmbylljen e projektit “Fuqizimi i ofrimit të shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme në Kosovë, si përgjigje ndaj COVID-19”, ku u prezantuar të arriturat e përbashkëta me ofruesit e shërbimeve sociale, hartuesit e politikave, dhe vendimmarrësit në Kosovë në rritjen e disponueshmërisë së shërbimeve sociale të qasshme dhe me cilësi të lartë për vajzat, djemtë, gratë dhe burrat që jetojnë në situata të cenueshme, veçanërisht ata në situata rreziku, të mbijetuarit/viktimat e dhunës, të dhunës në familje ose të trafikimit me qenie njerëzore, të moshuarit, si dhe fëmijët dhe të rriturit që jetojnë me aftësi të kufizuara.

Ky projekt është implementuar nga Save the Children Sweden në bashkëpunim me Save the Children Kosova/o, financuar nga Bashkimi Evropian.

Në emër të ministër së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të pranishmit i përshëndeti këshilltarja e saj politike, Vlora Limani-Hajnuni.

“Ne bashkë me ju dhe partnerët tanë kemi ende punë rrënjësore në politikat sociale me qëllim të fuqizimit të tyre, në veçanti pas miratimit të ligjit për shërbime sociale “, tha ajo.

MD ka ndarë një fond prej 1.5 milion euro në shërbim ditorë për kategori të ndryshme, në veçanti për të fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të veçanta, fuqizim të konceptit të familjes strehuese dhe shërbime tjera të domosdoshme.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe AnnaCarin Platon - udhëheqëse e sektorit politik, Ekonomik dhe Integrim Evropian.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024