​Haxhiu për vrasjen e Liridona Murselit: Ky krim s’do të mbetet pa u ndëshkuar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së Liridona Murseli në Sinidoll të Prishtinës, duke thënë se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

Liridona Murseli është vrarë nën rrethana ende të pasqaruara mirë dhe se lidhur me rastin janë dy persona të arrestuar, në mesin e tyre edhe bashkëshorti i saj.

Haxhiu në një postim në Facebook ka thënë se kriminelët do të përballen me drejtësinë.

Arrestohen dy persona për vrasjen e një gruaje në Sinidoll të Prishtinës - KosovaPress

Postimi i plotë:

Me punë intensive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje. Vlerësoj lart angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpijnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024