Mali turpëron Argjentinën, merr vendin e tretë në Botërorin U17
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Malit ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të futbollit për grupmoshat U17.

Mali U17 e ka mposhtur me rezultat bindës 3:0 Kombëtaren e Argjentinës U17, për ta zënë vendin e tretë në Botërorin e grupmoshave U17, raporton KosovaPress.

Golat për Malin U17 i shënuan Ibrahim Diarra (minuta e 9’), Mamadou Doumbia (minuta e 45’) dhe Hamidou Makalou (minuta e 48’).

Ndërkaq, finalja e këtij Botërori, mes Gjermanisë U17 dhe FrancësU17 do të luhet nesër me fillim nga ora 13:00.

Rezultati final i ndeshjes së sotme, Argjentina U17 0:3 Mali U17.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024