Pezullohet përkohësisht shërbimi online “Gjej dhe ndërro qendrën e votimit”
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se ka pezulluar përkohësisht funksionimin e shërbimit online “Gjej dhe ndërro qendrën e votimit”, me qëllim të përmirësimit të disa aspekteve teknike të kësaj platforme.

KQZ njofton qytetarët me të drejtë vote që deri më tani kishin parashtruar kërkesat për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës së tyre, se kërkesat e tyre janë pranuar dhe janë shqyrtuar.

Të gjithë aplikuesit, rreth 2.500, janë njoftuar përmes e-mail-it lidhur me statusin e kërkesës së tyre për ndërrim të qendrës së votimit.

Deri në një njoftim të ri lidhur me shërbimin online për ndërrimin e qendrës së votimit, KQZ do të vazhdojë të ofrojë këtë mundësi për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që votojnë në Kosovë, duke parashtruar kërkesën e tyre fizikisht në zyrat e zyrtarëve të lartë komunalë të zgjedhjeve (ZLKZ).

Adresat e ZLKZ për secilën komunë mund të gjenden në linkun: https://kqz-ks.org/adresat-e-zyrtareve-komunal/

KQZ-ja në zgjedhjet e ardhshme garanton përfaqësim gjinor të barabartë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024