Pyetjet parlamentare, përfundon seanca e Kuvendit të Kosovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në rendin e ditës ishin vetëm pyetjet parlamentare.

Të pranishëm në sallën plenare ishin vetëm disa ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë të legjislativit.

Deputetët opozitarë kritikuan ministrat për mos prezencën e tyre në seancë, derisa thanë se kjo është papërgjegjshmëri e tyre.

Në anën tjetër, ministrat e pranishëm nuk u përgjigjen në pyetjet parlamentare të deputetëve të PDK-së, siç thanë për shkak të mos votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kjo nxiti që deputetët opozitarë të lëshojnë seancën plenare, derisa e njëjta për rreth një orë vazhdoi me prezencën e vetëm deputetëve të mazhorancës, të cilët parashtruan pyetje për ministrat e pranishëm./KosovaPress/ 

Shqyrtimi i Projektbuxhetit në lexim të dytë do të bëhet pas dy javësh në Kuvend - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024