Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa pasur siguri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk është në dijeni për ndonjë takim të planifikuar gjatë dhjetorit në Bruksel, në mes tij, ndërmjetësuesve dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, derisa shtoi se "Kosova dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por nuk mund të ketë normalizim pa pasur siguri".

Kurti gjatë vizitës në Komunën e Gjilanit, është pyetur nga KosovaPress, nëse do të ketë takim mes tij dhe Vuçiqit gjatë muajit dhjetor në Bruksel, për çka tha se nuk është në dijeni nëse do të ketë një të tillë.

Kurti është pyetur nga KosovaPress, edhe për paralajmërimin e Lajçakut lidhur me marrëveshjen për energjinë, ku tha se të gjitha vonesat ndodhin nga pala tjetër tash gati dy vjet.

Kryeministri Kurti është pyetur edhe për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për çka tha se ajo pjesë e ka gjithmonë mbështetjen e  Kosovës.

Ai së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni kanë shpalosur projektet të cilat janë realizuar dhe ato të cilat do të përfundojnë për vitin 2024.

Kurti dhe Hyseni vizituan punimet në fillimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”, si dhe inauguruan parkun “Banja”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024