Prishtina 01 merr pikën e parë në “Elite Round” të Ligës së Kampionëve
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Klubi i futsallit, Prishtina 01 ka arkëtuar sot pikën e parë në fazën e grupeve të “Elite Round” të Ligës së Kampionëve në futsall.

Pas plot 40’ minutave lojë në parketin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Prishtina 01 ka barazuar 3:3 me skuadrën e Dobovec, raporton KosovaPress.

Një autogol nga Pihler (minuta e 28’) dhe dy gola nga Maxharraj (minuta e 8’ dhe 39’) i siguruan barazimin Prishtinës 01.

Për mysafirët, golashënues ishin Pasaricek (minuta e 5’), Knezevic (minuta e 6’) dhe Cesarec (minuta e 21’).

Prishtina 01 tani ka një pikë në vendin e katërt në Grupin B, aq sa ka edhe Dobovec në vendin e tretë.

Ndeshja e radhës për Prishtinën 01 është kundër Benficas më 2 dhjetor.

Rezultati final, 3:3.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024