Fitojnë Liverpooli e Bayer Leverkuseni, Roma barazon me Servetten
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme në Ligën e Evropës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli e ka mposhtur LASK 4:0, me dy golat e Cody Gakpos, një të Mohamed Salah dhe një nga Luis Diaz, raporton KosovaPress.

Fitore sot regjistruan edhe Bayer Leverkuseni e Marseille.

Bayer Leverkuseni e mposhti 2:0 skuadrën e Hacken, kurse Marseille triumfoi 4:3 në dramën kundër Ajaxit.

Ndërkaq, Roma e Jose Mourinhos morri vetëm një pikë nga ndeshja me Servetten, pasi barazoi 1:1.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024