Pjesa e parë: Liverpooli e Roma në epërsi, katër gola mes Marseille e Ajax
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në nëntë ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Ligën e Evropës, ku kemi rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli po avancon 2:0 ndaj LASK, me golat nga Luis Diaz e Cody Gakpo, raporton KosovaPress.

Po ashtu në epërsi gjenden edhe Roma e Bayer Leverkuseni. Ky i fundit po avancon 1:0 si mysafirë i Hacken, kurse Roma është po ashtu në epërsi prej 1:0 kundër Servettes.

Ndeshje interesante po zhvillohet edhe në “Stade Vélodrome”, ku Marseille po barazon 2:2 me Ajaxin e Diant Ramajt.

Rezultatet e pjesës së parë i gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024