Zgjedhjet serbe në Kosovë, Kurti: Nevojitet marrëveshje ndërshtetërore
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pritën sot në takim përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, me të cilët diskutoi mbi temat aktuale dhe kërkesën e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve edhe në Kosovë më 17 dhjetor.

Kurti theksoi se për këtë çështje ai ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar.

Ai shprehu keqardhjen e tij për mungesën e gatishmërisë se Serbisë për një marrëveshje të tillë që do t’iu mundësonte shtetasve të Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit.

Serbia heq dorë nga organizimi i zgjedhjeve në Kosovë, do të votohet në Vranjë, Kurshumli, Rashkë e Tutin - KosovaPress

Ndryshe, Serbia ditë më parë i kërkuan misionit të OSBE-së në Kosovë, por jo edhe Prishtinës zyrtare, që të përfshihet në mbledhjen e votave të serbëve të Kosovës me shtetësi të dyfishtë për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Në të kaluarën zgjedhjet serbe janë mbajtur edhe në Kosovë, ku përfshihej misioni i OSBE-së në grumbullimin e votave, e që më pas janë dërguar për numërim në Serbi.

Kjo praktikë është lejuar nga autoritetet e Kosovës deri në vitin e kaluar. Misioni i OSBE-së ka bërë të ditur se megjithatë, mbetet i gatshëm të mbështesë mbledhjen e votave, ashtu sikurse ka vepruar në rastet e mëparshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024