​PDK e LDK kërkojnë nga qeveria t’i plotësojë kërkesat e policisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar nga qeveria të plotësojë kërkesat e policisë, për sigurimet shëndetësore, shtesat, pagesën e rrezikshmërisë dhe pensionimin e parakohshëm.

Në Kuvendin e Kosovës në seancën e re plenare, pas përfundimit të debatit për Raportin e Progresit, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri,  përgëzoi aksionin e sotëm të policisë për arrestimin e katër personave dhe neutralizimin e një të dyshuarit për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë.

Ai në deklarimet jashtë rendit të ditës nënvizoi nevojën që ekzekutivi në kuadër të projekt-buxhetit për 2024 të përfshijë kërkesat e policisë.

Policia konfirmon vrasjen e një grabitësi, arrestohen shtatë persona - KosovaPress

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi shprehu mbështetjen ndaj policisë, derisa tha se vendi po kalon në një situatë të vështirë në aspektin e sigurisë.

Hoxha viziton policët e lënduar gjatë përballjes me grabitësit e argjendarisë në Suharekë - KosovaPress

Megjithëse pa praninë e shumicës së deputetëve të mazhorancës, kryeparlamentari Glauk Konjufca vazhdoi seancën duke shqyrtuar pikat e tjera të rendit të ditës, ku deputetët e PDK-së dhe LDK-së kundërshtuan Projektligjin për Fondin Sovran, derisa paralajmëruan se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese. /KosovaPress/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

LVV kundër rezolutës së PDK-së për mbështetjen e Policisë së Kosovës - KosovaPress

Sindikata e Policisë: Shtesat e rrezikshmërisë janë të ulëta - KosovaPress

Dështon mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e peticionit të Sindikatës së Policisë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024