KRU Prishtina njofton vendet me reduktime të ujit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Për shkak të mosfunksionimit të fabrikës së përpunimit të ujit Shkabaj si pasojë e turbullirës në liqenin e Ujmanit, në kanalin e Ibër-Lepencit, KRU Prishtina njofton se me reduktime janë pjesa dërmuese e Prishtinës nga ora 23:00-04:00, përveç objekteve vitale qendrore në qendër të kryeqytetit dhe lagjja “Dardania”.

Po ashtu, vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm ka edhe në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Derisa me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë edhe fshatrat e Podujevës.

KRU Prishtina shpreson që sa më shpejt të tejkalohet situata, teksa përkujton se kanali i Ibër-Lepencit menaxhohet nga NH "Ibër-Lepenc".

Qytetarët e Fushë Kosovës do të përballen me reduktime të ujit - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024