Kërcënohen dy gazetare, AGK reagon ashpër
Lajme
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar kërcënimet e bëra në drejtim të dy gazetareve Ardiana Thaçi Mehmeti dhe Erjona Gjikolli, të cilat kanë pranuar kërcënime me jetë ndaj tyre dhe familjarëve të tyre.

Sipas AGK-së, kërcënimi ndaj autoreve të emisionit KIKS Kosova ka ardhur pas një hulumtimi të tyre të bërë në lidhje me këngëtarin Eroll Murati, i cili sipas raportimeve është i përfshirë në mashtrimet me pasaportat sllovene, fajde, si dhe shitjen e makinave të cilat i kishte marrë me qira.

Në një email drejtuar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, gazetaret tregojnë që kanë marrë kërcënime me jetë ndaj tyre dhe familjarëve të tyre, nga një profil i sapo hapur në rrjetin social Facebook.
 
Fjalët e përdorura janë tejet shqetësuese meqë përveç ofendimeve dhe gjuhës degraduese, ka përdorur edhe kërcënime të llojit: pak e ki, krejt t rrethekum me evlad kan me ti kall me cka ke...”, thuhet ndër të tjera në emailin e dërguar, ku bëhet e ditur se rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.

AGK gjithashtu tha se kërcënimet e tilla janë shqetësuese, teksa bëri thirrje që organet e drejtësisë që ta trajtojë rastin me prioritet.

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
184
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024