Njëri nga grabitësit në Suharekë dyshohet se është vrarë gjatë një operacioni policor
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion të enjten për t’i ndaluar grabitësit të cilët ditë më parë grabiten një sasi të konsiderueshme të arit në Suharekë.

KosovaPress mëson nga burimet se njëri prej tyre është vrarë, ndërsa përveç të vrarit, një tjetër është vënë në pranga.

Trupi i pajetë i personit të dyshuar është ende i pranishëm përballë shtëpisë së tij, raporton KosovaPress.

Policia tashmë ka rrethuar hapësirën në “Arbëri” ku ka ndodhur aksioni dhe ekipa e Forenzikës tashmë janë në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu mësohet se gjatë këtij aksioni policor, ka mbetur i plagosur edhe një zyrtar policor.

Lajmi në përditësim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024