PSD i quan të jashtëligjshme arrestimet e djeshme: Të lirohen aktivistët
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Arrestimet e djeshme në protestën e organizuar kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, nga aktivistë të Partisë Social Demokrate po konsiderohen si të padrejta dhe të jashtëligjshme nga ky subjekt.

Anëtari i kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj tha se vepra për të cilën po dyshohen aktivistët është “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, për çka tha se aty është përdorur vetëm tymues dhe mjete piroteknike.

Ai shtoi se pas ekzaminimit të protestës, forenzika i ka vendosur si provë edhe bombolat e gazit, që të njëjtat sipas tij janë përdorur edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kuka e quajti skandal faktin se krahas Policisë së Kosovës, gjatë protestës së djeshme në arrestim u përfshi edhe sigurimi i hotelit ku ka qëndruar Trendafilova.

Përmes konferencës për media, Kuka kërkoi lirimin e aktivistëve nga mbajtja. Ai u bëri thirrje policisë, prokurorisë që “para se t’i shikojnë ndjeshmëritë politike, t’i kuptojnë faktet dhe të drejtat”, që sipas tij iu takojnë atyre.

Dje (e mërkurë), kryetarja e Gykatës Speciale Ekaterina Trendafilova vizitoi Kosovës, me crast zhvilloi takim me shoqërinë civile.

Vizitën e sa, PSD-ja e përcolli me protestë, për cka u arrestuan gjashtë aktivistë, ndër ta Dardan Mollicaj, Nol Nushi, Zgjim Hyseni e të tjera.

Anëtarët e PSD-së së bashku me OVL-UÇK-në kanë hedhur gaz lotjesllës e mjete shpërthyese në drejtim të policisë që ishin para hotelit ku po mbahet takimi i Trendafilovës me shoqërinë civile.

https://kosovapress.com/admin/protesta-kunder-trendafillova-48-ore-ndalim-per-aktivistet-e-arrestuar-te-psd-se/

Ndërsa policia për të shpërndarë protestuesit ka hedhur gaz lotsjellës.

https://kosovapress.com/admin/dhune-dhe-arrestime-gjithcka-cka-ndodhi-ne-protesten-e-psd-se-kunder-trendafiloves/

“TrendafilOUT”, “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar”, ishin disa nga pankartat e mbajtura nga aktivistët e PSD-së.

https://kosovapress.com/admin/eskalon-protesta-kunder-trendafiloves/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024