Raporti për Kosovën, Bislimi përplaset me deputetët opozitarë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është përplasur me deputetët opozitarë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, sa i përket Raportit për Kosovën nga Bashkimi Evropian.

Bislimi tha se në raport vlerësohet hapja e vendeve të reja të punës dhe punësimi i 60 mijë qytetarëve. Ai tha se kjo shihet edhe në raportet e ATK-së, ku sipas tij 21 mijë të punësuar janë në sektorin e tregtisë, 10 mijë në prodhim, kurse 6 mijë në gastronomi.

Mirëpo këto të dhëna po i sheh si jo të besueshme, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu. Sipas saj në bazë të raportit të TRUST-it, gjatë këtij viti ka 100 mijë punëtorë më pak sesa vitin e kaluar.

Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, tha se këto shifra janë për shkak të regjistrimit të punëtorëve në ATK për shkak të përfitimit të subvencioneve.

Ajo tha së Raporti për Kosovën është më i keqi ndonjëherë, sidomos në fushën e industrisë,  tregtisë dhe ndërmarrësë.

Në mbrojtje të zëvendëskryeministrit Bislimi, doli deputeti i LVV-së, Armend Muja i cili tregoi në shifra ku bazohet hapja e vendeve të reja të punës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024