Kurti: Industrinë e drurit në Kosovë, do të shndërrojmë në industri të integruar globale
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Është hapur konventa e gjashtë e Industrisë së drurit për të cilën tema e këtij edicioni të Industrisë së drurit është konkueshmëria, eksporti dhe potenciali i Industrisë, përpunimit të drurit si industria me zhvillimin më dinamik në vend. 

Me këtë rast, kompanitë vendore të përpunimit të drurit kanë ekspozuar produktet më të reja që prodhohen ne Kosovë dhe  për të pranishmit do të prezantojnë edhe mënyrën e përpunimit të drurit deri në arritjen e modelit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se industria e drurit ka potencial për të rritur ekonominë e vendit dhe shërbime që lidhen me industrinë në përgjithësi. Ai theksoi se përmes politikës industriale synojnë që deri në vitin 2030 të transformohet në një industri të integruar globale.

Po ashtu, ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se Kosova ka potencial në sektorin e Industrisë. Ajo tha se MINT-i  ka të projektuar politikën tregtare për t’i dalë në ndihmë sektorëve të prodhimit dhe vendit për tu zhvilluar ekonomikisht.

Me këtë rast, kryetari i bordit të Shoqatës për Përpunimin e Drurit të Kosovës (SHPDK-së), Zenel Kelmendi tha se industria e drurit në Kosovë në vitet e fundit ka pasur një zhvillim të hovshëm në teknologji edhe në hapësirat përpunuese. Ai tha se synojnë  për ura bashkëpunimi dhe produkte të cilësisë të lartë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024