Samiti i OSBE-së në Shkup, kryeministri maqedonas bën thirrje për ndaljen e luftës në Ukrainë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri imaqedonas , Dimitar Kovaçevski, gjatë fjalimit të tij në hapjen e 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së përmendi agresionin rus në Ukrainë, duke bërë thirrje për ndërprerje të luftës. Kovaçevski deklaroi se me agresionin rus janë shkelur të gjitha konventat ndërkombëtare dhe vlerat humane.

“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është shkelje e çdo konvente ndërkombëtare. Çdo ditë e kaluar tregon se agresioni ushtarak nuk është zgjidhje. Lufta në Ukrainë duhet të ndalojë sa më parë”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Ai gjithashtu përmendi edhe tensionet në vendet e rajonit, nduke bërë thirrje që të lihen anash agjendat nacionaliste.

Sot në Shkup nis punimet samiti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me pjesëmarrjen e diplomatëve të 57 vendeve anëtare të organizatës.

Takimi dyditor i Këshillit Ministror të OSBE-së është ngjarja më e madhe diplomatike që është zhvilluar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet maqedonase kanë ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë duke kufizuar qarkullimin në pjesët kryesore të Shkupit, ndërsa është shpallur edhe ditë pushimi në kryeqytet. /REL/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024