​Foto familjare në prag të këshillit ministror të OSBE-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrat e Punëve të Jashtme dhe shefat e delegacioneve kanë realizuar foton familjare, në prag të Këshillit të 30-të Ministror të OSBE-së, që do të mbahet nesër dhe pasnesër në Shkup.

Foton e ka shpërndarë, ministri i Jashtëm i Maqedoisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është edhe kryesues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ai ka shkruar në Facebook se forca jonë e përbashkët është OSBE-ja.

Ndërkohë, përvec ministrave të jashtëm, anëtarë të OSBE-së, Osmani ka pritur edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Blinken.

Osmani në pragë të këshillit ministror, është takuar edhe me Sekretarin shtetëror britanik, Lord Kameron.

“Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në tri dekadat e fundit luajnë rol kyç në zhvillimin tonë demokratik. Falënderojmë Sekretarin shtetëror britanik, Lord Kameron për pjesëmarrjen e tij në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup dhe vendosmërinë e fuqishme për të zhvilluar dhe forcuar më tej partneritetin tonë. Dëshmi e bashkëpunimit të fortë mes dy shteteve është nënshkrimi i fundit i Memorandumit për forcimin e NATO kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024