Arsenali siguron kualifikimin me stil, pa fitues në dramën mes Benficas e Interit
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve, ku kemi rezultate tejet interesante.

Arsenali e ka siguruar plasmanin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve me stil, duke e mposhtur Lensin me rezultat të thellë 6:0, raporton KosovaPress.

Golat për skuadrën e Mikel Artetas i shënuan Havertz, Jesus, Saka, Martinelli, Odegaard dhe Jorginho.

Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe Real Madridi, i cili e mposhti 4:2 Napolin e Amir Rrahmanit.

Golat për madrilenët i shënuan Rodrygo, Bellingham, Paz dhe Joselu, kurse te Napoli golashënues ishin Simeone dhe Anguissa.

Ndërkaq, dramën mes Benficas dhe Interit nuk e ka fituar asnjëra skuadër, ku ndeshja përfundoi me barazim 3:3.

Më poshtë mund të gjeni rezultatet e ndeshjeve të sotme të Ligës së Kampionëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024