Peja pëson humbjen e tretë me radhë, mposhtet nga Prizreni
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

KB Peja ka pësuar humbjen e tretë me radhë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas humbjeve nga KB Vëllaznimi dhe KB Trepça, KB Peja është mposhtur sot nga KB Prizreni, raporton KosovaPress.

Në përballjen që u zhvillua në palestrën sportive “Karagaçi”, Prizreni e ka mposhtur Pejën pas vazhdimeve 103:108 (21:27, 25:18, 25:23, 21:24, 11:16).

Te Peja u dalluan Jay Jay Chandler me 28 pikë, 16 kërcime e shtatë asistime, Urald King me 22 pikë e 15 kërcime dhe Justin Davis me 27 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa te Proton Cable Prizreni u dalluan Ty Cockfield me 34 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime, Isaiah Kelly me 17 pikë e 13 kërcime dhe Musab Mala me 20 pikë e pesë kërcime.

Tani, Peja ka shtatë fitore e tri humbje në vendin e dytë, krahas Prizrenit që renditet i shtati me tre fitore e shtatë humbje.

Rezultati final, 103:108 në favor të Prizrenit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024