Parandalohet një rast kontrabande me mallra nga Serbia në Kosovë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, pas marrjes së informatës nga burimet zyrtare për dyshimet se janë duke u sjellë mallra kontrabandë përmes rrugëve ilegale nga Serbia në Kosovë, kanë ndaluar sot një traktor duke lëvizur nga Tërnoci-Bujanoc, Serbi përmes rrugëve malore që lidhen me Hodonoc-Kamenicë, Kosovë.

Pas ndalimit nga njësitë kompetente policore, është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar me iniciale L.I., ku gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur të ngarkuara mallrat për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumente përkatëse.

​Parandalohet tentim kontrabanda me argjend - KosovaPress

Me këtë rast janë sekuestruar 330 sifon (mbledhëse uji) dhe 36 fontana (rezervuar uji) për guacë të banjës. Me urdhër të prokurorit kompetent malli i sekuestruar do të dërgohet në Terminalin Doganor-Dheu i Bardhë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024