Zbehen gjasat e United për kualifikim, dramë mes Sevillas e PSV
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar dy ndeshjet që ishin duke u zhvilluar aktualisht në Ligën e Kampionëve, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Rams Park”, Galatasaray ka barazuar 3:3 me Manchester United, raporton KosovaPress.

Golat për vendasit i shënuan Hakim Ziyech (minuta e 29’ dhe 62’) dhe Kerem Akturkoglu (minuta e 71’), kurse për United golashënues ishin Garnacho (minuta e 11’), Fernandes (minuta e 18’) dhe McTominay (minuta e 55’).

Me pikët e reja, United ngjitet në kuotën e katër pikëve, por zë vendin e fundit në Grupin A, krahas Galatasarayt që ka pesë pikë në vendin e dytë.

Ndeshja e radhës për United do të jetë kundër liderit të grupit, Bayern Munich.

Ndërkaq, fitore dramatike regjistroi sot skuadra e PSV, e cila me përmbysje e mposhti 3:2 Sevillan.

Sevilla ishte në avantazh deri në minutën e 68’ me anën e golave të Ramos (minuta e 24’) dhe En Nesyri (minuta e 47’), para se PSV të ringjallej dhe të gjente tre gola, një ndër ta autogol. Fillimisht, Saibari shënon për 2:1 në minutën e 68’, kurse Gudelj shënoi autogol në minutën e 68’ për 2:2, para se Ricardo Pepi të shënonte në minutën e 90+2’ për 3:2 dhe për t’i siguruar PSV fitoren sot.

Rezultatet finale:

Galatasaray 3:3 Manchester United

Sevilla 2:3 PSV

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024