Njerëzit me këto grupe gjaku e kanë më të vështirë të humbin peshë
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Jeni në një betejë të vazhdueshme me kilogramët, edhe pse ndiqni këshillat e një diete?

Nëse jeni ndër ata për të cilët humbja e peshës është një mision pothuajse i pamundur, grupi juaj i gjakut mund të jetë arsyeja.

Nutricionistja Seema Khanna shpjegoi për Times of India se njerëzit me grup gjaku AB + ose AB - kanë shumë vështirësi në eliminimin e kilogramëve të padëshiruar.

Arsyeja? Personat me grupet e përmendura të gjakut e kanë të vështirë të ndryshojnë zakonet e të ngrënit. Personat me grupe gjaku O+ dhe B+ do ta kenë më të lehtë të heqin qafe depozitat e padëshiruara të yndyrës.

Katër pije të thjeshta që duhet t’i konsumoni nëse keni anemi - KosovaPress

Personat me grup gjaku B + kanë një shkallë më të lartë metabolike bazale (BMR), gjë që e bën të vështirë për ta shtimin në peshë, shpjegon Khanna. Nëse jeni një person me grupin A të gjakut, atëherë nëse jeni më i prirë për të shtuar peshë apo jo, varet nga gjenetika juaj.

Naturopati Peter J. D'Adamo krijoi një dietë për çdo grup gjaku dhe pretendon se ushqimet që ne konsumojmë reagojnë me gjakun tonë, kështu që një dietë e krijuar sipas grupeve të gjakut është një zgjedhje e shkëlqyer për të stimuluar dhe përshpejtuar tretjen.

Përveç kësaj, në këtë mënyrë mund të parandaloni zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme që ju kërcënojnë, shpjegon D’Adamo dhe thekson se duke iu përmbajtur planit të dietës për çdo grup gjaku që keni, mund të arrini lehtësisht peshën e dëshiruar dhe të zgjasni jetëgjatësinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024