Këngëtarja rumune përmes muzikës shpreh dashurinë për popullin shqiptar
Intervista
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Andreea Vilcan është bërë e njohur për publikun shqiptar pasi ka interpretuar disa këngë shqipe.

Ajo së fundmi bëri një performancë të mahnitshme të hitit të Shkurte Fejzës, “Mora fjalë” dhe e njëjta me rastin e Ditës së Flamurit ka ardhur në Kosovë dhe ka vizituar Prekazin legjendar.

Vilcan, në një intervistë për KosovaPress, thotë se ndihet mirë në Kosovë dhe premton se kjo nuk do të jetë hera e fundit që ajo do të vizitojë vendin tonë.

Ajo thotë se përmes muzikës do të vazhdojë të ndajë dashurinë për shqiptarët.

“Unë kam ardhur këtu për tri ditë dhe sot është dita ime e fundit. Nesër do të shkoj. Nuk pata kohë të mjaftueshme për të shijuar qytetin dhe vendin tuaj, por do të kthehem dhe është bukur të jem këtu. Më pëlqen mënyra se si njerëzit më pritën, energjia juaj, ushqimi juaj dhe gjithçka. Mezi pres të kthehem këtu. 01:35 Për herë të parë kur dëgjova muzikë shqiptare ishte para disa vitesh. Në fakt nuk e dija që ishte një këngë shqiptare. Ishte kënga “Zemër” nga Dhurata Dora. Dhe më pas e mora vesh, rreth një vit më parë, që në fakt (kënga) ishte shqiptare”, tha Vilcan.

Këngëtarja rumune tregon se përmes dëgjimit të këngëve, ajo ka mësuar edhe disa fjalë në gjuhën shqipe.

“Përshëndetje, si jeni, faleminderit shumë, mirëmbrëma, gëzuar. 05:12 Ishte e mahnitshme. Është hera e tretë që vij këtu, ndaj sigurisht që do të kthehem sepse kam shumë dashuri për të ndarë me ju përmes muzikës sime” tha Vilcan.

Andreea Vilcan ka studiuar epidemiologjinë në Universitetin e Mjekësisë, Farmacisë, Shkencës dhe Teknologjisë George Emil Palade në Targu Mures dhe punon si epidemiologe.

Krahas kësaj ajo merret edhe me aktivitete artistike dhe muzikore. Te ne është bërë e njohur me interpretimin e disa këngëve në gjuhën shqipe. Prej këtyre këngëve dallohet kënga "Zemër" e Dhurata Dorës dhe “Mora fjalë” kushtuar Adem Jasharit. /A.Drenica

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024