Trendafilova: Specialja mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, deklaroi sot në Prishtinë, se Gjykata Speciale në Hagë mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm.

Në takimin me përfaqësues të shoqërisë civile, kryetarja e Dhomave të Specializuara theksoi se gjykatësit mbështeten në Kodin Penale të Kosovës dhe se mund ta marrin në konsideratë edhe dënimet me burg të përjetshëm.

Trendafilova: Nuk ka pasur asnjëherë presion apo ndërhyrje te gjyqtarët - KosovaPress

“Ligji ynë parashikon burgim deri në nivelin më të rëndë që është burgimi i përjetshëm. Dhe sigurisht që gjyqtarët do të udhëhiqen edhe nga Gjykata Penale e Kosovës dhe gjyqtarët mund të kenë parasysh, gjë që nuk është aspak e detyrueshme, qasjet me institucionet tjera jo vetëm me një. Por korniza kryesore brenda së cilës duhet të merret një vendim i tillë është ligji ynë, i cili parasheh dënimin me burgim të përjetshëm, dhe sigurisht Gjykata Penale e Kosovës”, ka thënë Trendafilova.

Ndryshe, vizita e Trendafilovës u përcoll me protesta ku u arrestuan disa aktivistë të Partisë Socialdemokrate (PSD).

Klinaku: Protestën e PSD-së e mbështetëm për të kundërshtuar veprimin e Trendafilova - KosovaPress

KMDLNJ: Protesta e PSD-së ishte e drejtë, IPK të hetojë nëse policia tejkaloi përgjegjësitë - KosovaPress

Dhunë dhe arrestime, gjithçka çka ndodhi në protestën e PSD-së kundër Trendafilovës - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024