Kuvendi kthehet nesër me dy seanca
Lajme
Lexohet për: 4 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër për dy seanca, ku njëra është vazhdim i seancës plenare të së enjtes.

Seanca e parë është paraparë të fillojë nga ora 10:00 dhe në rend dite janë 14 pika, kurse seanca tjetër fillon nga ora 16:00, ku në rend dite janë edhe disa nga marrëveshjet ndërkombëtare që nuk arritën të ratifikoheshin në seancën e fundit.

Rendi i ditës

14. Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023,

15. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,

16. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,

17. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,

18. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,

19. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,

20. Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,

21. Votimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,

22. Shqyrtimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,

23. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,

24. Propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës,

25. Emërimi i Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,

26. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,

27.  Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Rendi i ditës për seancën që fillon nga ora 16:00:

1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,

5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,

7. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-238 për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës,

9.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-245 për Artin dhe Kulturën,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendror të Republikës së Kosovës, për vitin 2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024