​Ambasadori amerikan, Hovenier takohet me xhudistet kosovare
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jefrey Hovenier është takuar sot me xhudistët elitare të Kosovës, trajnerin Dirton Kuka dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka.

Përmes një postimi në “Facebook”, trajneri Driton Kuka ka thënë se zhvilluan biseda interesante me ambasadorin, derisa ka vënë në pah edhe ndihën që SHBA-të kanë thënë për çlirimin e Kosovës.

“Ambasdori USA Hovenier në klubin e tri të Artave Olimpike. Momente dhe biseda interesante me mikun tonë. Lufta jonë e lavdishme e UÇK dhe mbështetja pa rezervë e USA sollën lirinë për vendin tonë.”, ka shkruar Kuka.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024