KMDLNJ: Protesta e PSD-së ishte e drejtë, IPK të hetojë nëse policia tejkaloi përgjegjësitë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

KMDLNJ ka reaguar pas protestës së sotme në kundërshtim të vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova në Prishtinë.

Në reagim thuhet se protesta e Partisë Socialdemokrate (PSD) ishte e drejtë dhe jo e dhunshme.

“Kur aktivistë të PSD -së hodhën tymues, Policia e Kosovës intervenoi duke arrestuar së paku pesë aktivistë të PSD-së ndaj të cilëve u përdorë një forcë jo proporcionale, që për KMDLNJ-në është krejtësisht e panevojshme”, thotë KMDLNJ. 

Protesta kundër Trendafilovës, Policia krijon perimetrin e sigurisë - KosovaPress

KMDLNj kërkon nga Inspektorati Policor i Kosovës të bëjë hetime nëse janë tejkaluar përgjegjësitë me të cilat është pajisur policia me rastin e menaxhimit të protestave.

Arrestohen Molliqaj dhe anëtarë të tjerë të PSD-së - KosovaPress

Protesta, në të njëjtën kohë është e drejtë e njeriut në çdo vend demokratik. Në kohën kur qytetarëve të Kosovës që po mbahen peng në Burgun e Gjykatës Speciale raciste në Hagë po iu mohohen të drejtat elementare të njeriut, vizita e kryetares së kësaj gjykate në Prishtinë nuk mund të konsiderohet ndryshe përveç se provokim dhe veprim në kundërshtim me standardet minimale profesionale dhe morale. KMDLNj ka qenë fuqishëm kundër kësaj vizite, përfundon reagimi.

Klinaku: Protestën e PSD-së e mbështetëm për të kundërshtuar veprimin e Trendafilova - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024