​Silvinjo-Asllanit: Mos u largo nga Interi
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kristjan Asllani këtë sezon po gjen më shumë minuta në fushën e lojës nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi.

Derisa mesfushori po gjen gjithnjë e më shumë hapësira te “Nerazzurrët”, ai ka qenë elementi kryesor prej disa kohësh edhe në kombëtaren shqiptare, përcjellë KosovaPress.

Për formën e tij, ka folur edhe trajneri i Shqipërisë, Silvinjo. Tekniku brazilian e ka këshilluar Asllanin që të mos largohet nga Interi.

"Nuk do t'i thoja kurrë të largohej nga Interi për të luajtur më shumë. Më intereson se çfarë bën në kombëtare dhe ai ka treguar se është shumë i fortë" , tha trajneri i intervistuar nga Cronache di Spogliatoio.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024