Hoti ligjëron në Washington për dialogun: Kosova nuk duhet të shndërrohet në çështje të sigurisë rajonale
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se me ftesë të profesorit amerikan, Edward Joseph, ka ligjëruar në Universitetin “John Hopkins” në Washington të Shteteve të Bashkuara.

Në llogarinë e tij në Facebook, Hoti shkruajti se ai ka folur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se progresi i Kosovës në dialog nuk duhet të varet nga vullneti i fqinjit verior, por nga veprimet e tona për të ndërmarrë veprime vizionare për të ardhmen euro-atlantike të Republikës së Kosovës.

“Theksova se, Kosova dialogon para se gjithash me aleatët për hapat që duhet ndërmarrë në këtë proces për tu siguruar se Kosova lëviz përpara në integrimet euro-atlantike, në forcimin e demokracisë, në zhvillim ekonomik që parandalon emigrimin dhe rrit standardin e jetës.”, ka thënë deputeti i LDK-së.

Hoti shtoi se Kosova nuk duhet të shndërrohet në çështje të sigurisë rajonale dhe se Kosova është storie suksesi në ndërtimin e shtetit demokratik dhe gjithëpërfshirës.

Tutje, ai theksoi se Kosova duhet sa më parë të futet në Programin për Paqe të NATO-s, si hap i parë formal drejt anëtarësimit në NATO.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024