​Milani vazhdon t’i besojë Piolit
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Tifozët e Milanit po bëjnë thirrje që Stefano Pioli të shkarkohet pas humbjes zhgënjyese të Milanit ndaj Borussia Dortmundit, por klubi nuk e ka humbur besimin te trajneri.

Kuqezinjtë nuk kanë pothuajse asnjë shpresë për t'u kualifikuar në raundin e 1/16-të të kësaj gare pas humbjes 3-1 ndaj Dortmundit të martën mbrëma, një rezultat që i lë ata në fund të Grupit F pas pesë ndeshjesh. Milani duhet të mposhtë Neëcastle dhe shpreson që skuadra gjermane të mundë Paris Saint-Germain për t’u kualifikuar tutje.

Milani tani ka fituar vetëm dy ndeshje në tetë të fundit mes Serie A dhe Ligës së Kampionëve, një seri që ka lodhur tifozët dhe ka filluar të kthejë situatën kundër Piolit, përcjellë KosovaPress.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, CEO i Milanit Gerry Cardinale nuk është kthyer ende në Shtetet e Bashkuara, duke qëndruar në kryeqytetin e Lombardisë për të përfunduar disa punë me klubin. Mund të mbahet një takim i ri me Zlatan Ibrahimovic lidhur me rikthimin e tij.

Drejtori i Përgjithshëm Giorgio Furlani do të ketë një takim me Piolin dhe skuadrën në Milanello, por nuk ka dyshime për të ardhmen e trajnerit.

Drejtuesit e kuqezinjve ende besojnë te Pioli dhe shpresa është që ai të fillojë t'i kthejë gjërat shpejt pas ecurisë zhgënjyese.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024