Ushtria e Kosovës dhe e Shqipërisë takohen për të avancuar bashkëpunimin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Një delegacion i Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK) ka qëndruar për vizitë dyditore në Shqipëri, nga ku është takuar me krerët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FARSH).

Në njoftimin e FSK-së, thuhet se delegacioni i kryesuar nga Kolonel Ahmet Ajeti, u prit në takime të ndara nga ushtruesi i detyrës së Komandantit të Akademisë së FARSH-së, Kolonel Bardhyl Nuredinaj, teksa si arsye e këtij takimi ishte avancimi i bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe FARSH-it.

“Gjatë vizitës dy ditore janë shkëmbyer përvoja dhe janë diskutuar fusha të reja të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes dy ushtrive me fokus avancimin e ngritjes profesionale të ushtarakëve në Qendrat e trajnimit të FARSH-së dhe FSK-së”, përfundon njoftimi i lëshuar nga Forcat e Armatosura të FSK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024