Prishtina 01 nis sot aventurën në Elite Raund të futsallit
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Klubi kosovar i futsallit Prishtina 01nis sot aventurën në fazën Elite Raund në Ligën e Kampionëve.

Prishtina 01 është në grup me skuadra si Benfica, Futsal Dobovec dhe Kairat Almaty..

Të gjitha ndeshjet e këtij grupi zhvillohen në Prishtinë, përkatësisht në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, raporton KosovaPress.

Ndeshja hapëse zhvillohet mes SL Benfica dhe Futsal Dobovec nga ora 17:00.

Nga ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja tjetër mes FC Prishtina 01  dhe Kairat Almaty.

Biletat për të dyja ndeshjet kushtojnë 3 euro dhe mund t’i blini në pllaton e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024