Dardanet e presin me optimizëm duelin me bullgaret
Sport
Lexohet për: 3 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka nisur përgatitjet për ndeshjen kundër Bullgarisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila zhvillohet më 1 dhjetor, në orën 13:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Stërvitja e parë u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali në një mot tejet të ftoftë dhe me reshje të shiut, por kjo nuk i pengoi futbollistet dardane që të punojnë me përkushtim nën urdhrat e përzgjedhëses Anneli Andersen dhe stafit të saj.

“Stërvitja e parë shkoi mirë. Moti për mua ishte i mirë sepse vij nga Suedia. Ishte kënaqësi të shihja vajzat duke u stërvitur. Natyrisht se të gjithë kanë dëshirë të luajnë në diell, por është përparësi pasi jemi përgatitur edhe për ndeshje me mot me shi. Kemi pasur rezultatet të mira. Kundër Bullgarisë të gjitha rezultatet janë të mundshme. Duhet të punojmë shumë sepse Bullgaria nuk është kundërshtar i lehtë. Ata kanë një ekip shumë të mirë. Sivjet jemi përballur katër herë me këtë kundërshtar dhe secila lojë ishte më e vështirë se sa tjera. Siç i njohim ne, edhe ata na njohin neve, prandaj duhet të jemi sa më të përgatitur”, ka theksuar pas stërvitjes përzgjedhësja, Anneli Andersen.

Futbollistet Valentina Limani dhe Lumbardha Misini u shprehën të lumtura që sërish janë bashkë në ekipin kombëtar dhe shfaqën optimizmin e tyre për rezultat pozitiv kundër Bullgarisë. Fitorja në këtë takim ia mundëson Kosovës që të prmovohet në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Plovdiv, Kosova barazoi me Bullgarinë (0:0), derisa në dy ndeshjet me Maqedoninë e Veriut ka shënuar fitore (3:1 dhe 2:0). Stërvitjen e radhës Dardanet e zhvillojnë të mërkurën në Podujevë.

Lista e futbollisteve

Besarta Leci – VfB Stuttgart

Raimonda Spahiu – Mitrovica

Alma Demiri – Koln II

Edona Kryeziu – Mitrovica

Rrezona Ramadani – Vllaznia

Blerta Smaili – Sundsvall DFF

Agnesa Gashi – Mitrovica

Feride Gashi – Hajvalia

Fatlinda Ramaj – Hajvalia

Iliriana Vllasalija – Bromolla

Gresa Berisha – Tirana

Valentina Limani – Eintracht Frankfurt

Lumbardha Misini – Hajvalia

Albulena Guri – Hajvali

Donjeta Halilaj – Besiktas

Verona Berisha – Hajvali

Egzonë Zeka – Mitrovicë

Valentina Metaj – Elpides Karditsas

Venera Rexhi – Mallbackens IF

Kaltrina Biqkaj – Mitrovica

Modesta Uka – Sturm Graz

Elizabeta Ejupi – Sunderland FC

Erëleta Memeti – Hoffenheim

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024