Miratohet raporti me rekomandime për Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje ka miratuar raportin me rekomandime për Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil. I njëjti u konsiderua shumë i nevojshëm për qytetarët, pasi do të përmirësojë segmente me të cilat përballën çdo ditë në regjistrimin civil.

Anëtari i komisionit, deputeti i LVV-së, Dimal Basha tha se ky projektligj është punuar mjaft mirë dhe ka vetëm tri amendamente, të cilat janë bërë në harmonizim me qeverinë si sponsorizues i tij.  

Mbështetje këtij projektligji i dha edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

Në anën tjetër, komisioni shqyrtoi pa praninë e mediave aplikacionet për pozitën e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024