Kurti takohet me ambasadorin gjerman, flasin për zhvillimet e fundit në vend
Ngjarjet Kryesore
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Takimin e parë të ditës në zyrën e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Ata folën për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra për komunikim publik.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti pranoi nga ambasadori gjerman Rohde një kopje të librit "Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti" nga autorët Enrico Seewald dhe Urs Unkauf, që përshkruan dhe shtjellon historikun e raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe popujve.

Krahas falënderimit për librin, kryeministri e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt, dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024