Golfi, sporti i zotërinjve që Kosova mund të përfitojë ekonomikisht nga ai
Sport
Lexohet për: 3 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Golfi është një lojë në natyrë, në të cilën lojtarët përdorin shkopinj të posaçëm për të goditur një top të vogël e të fortë mbi një fushë. Qëllimi i lojës është të çojë topin rreth fushës duke përdorur sa më pak goditje të jetë e mundur. Golfi është një sport i zotërinjve shumë popullor në mbarë botën, e që në Kosovë është e kundërta.

Golfi në vendin tonë nuk është aq i popullarizuar sa sportet e tjera si ai i futbollit, basketbollit e xhudos. Kosova ka një Federatë të Golfit, e cila së fundmi u bë anëtarja e 50-të e Federatës Evropiane të Golfit (EGA).

Federata e Golfit e Kosovës (FGK) u anëtarësua në Federatën Evropiane të Golfit (EGA), pas vendimit që u morr në Asamblenë Gjenerale të EGA-së, e cila u mbajt më 18 nëntor në Londër.

Me këtë rast, në një intervistë për KosovaPress foli drejtori sportiv i FGK-së, Lavdim Zylfiu, i cili zbuloi rrugëtimin e FGK-së deri te anëtarësimi në qeverinë evropiane të golfit, tregoi për planin e masivizimit të këtij sporti në vendin tonë, dhe për çështjen e përkrahjes nga institucionet shtetërore.

Fillimisht, Zylfiu tregoi se si 15 vite e 3 muaj u shpërblyen me anëtarësim në EGA.

Më tej, zëdhënësi i FGK-së tha se rruga deri te anëtarësimi në EGA ishte shumë e mundimshme, ndërsa edhe zbuloi se si shkuan tri ditët e delegacionit të Kosovës në Londër, në Asamblenë Gjenerale të EGA-së që u mbajt më 18 nëntor.

Po ashtu, Zylfiu foli edhe për përkrahjen që e ka marrë Federata e Golfit të Kosovës nga institucionet shtetërore, ndërsa tregoi se si Kosova mund të përfitojë në aspektin ekonomik nga sporti i golfit.

Për fund, zëdhënësi i FGK-së tregoi edhe planin për masivizimin e sportit të golfit në Kosovë.

Federata e Golfit e Kosovës (FGK) është themeluar më 17 tetor të vitit 2018 në Prishtinë, dhe fillimisht posedonte vetëm 15 lojtarë.

Më 30 shtator 2023, FGK ka organizuar kampionatin e katërt shtetëror në të cilin morën pjesë 63 nga 72 lojtarë sa i posedon aktualisht federata. Ky ishte kampionati më i madh shqiptarë i organizuar ndonjëherë.

Vetëm Bosnja dhe Spanja kanë qenë dy shtetet të cilat votuan kundër pranimit të Kosovës në EGA, kurse të gjitha shtetet e tjera me respektin dhe konsideratën më të madhe duartrokitën delegacionin e Kosovës./A. Arifi

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024