Atleti Erzen Zyberaj vrapoi 261 km nga Prishtina në Tiranë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Erzen Zyberaj, i cili dje u nis këmbë nga Prishtina, ka arritur me sukses në sheshin “Skënderbeu” të Tiranës, me rastin e 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Rahovecit Smajl Latifi në një postim në Facebook.

“Atleti nga Drenoci i Rahovecit, vrapoi në këmbë nga “Skënderbeu” në Prishtinë deri te “Skënderbeu” në Tiranë, të dyja këto sheshe të qyteteve të një toke të pandashme, Shqipërisë së Bashkuar, duke përshkuar 261 km rrugë, ku as reshjet nuk e ndalën në rrugëtimin e tij maratonik prej 28 orësh, në nderim të festës sonë kombëtare, 28 Nëntorit! Të lumtë, Erzen Zyberaj”, shkruan Latifi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024