Gjermanët ndalojnë një lloj gome për veturat në trafik
Bota
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Nga tetori i vitit 2024, Gjermania do të prezantojë rregulla të reja në qarkullimin rrugor, sipas të cilave nuk do të lejohet më vozitja në kushte dimërore me goma që kanë vetëm shenjën M+S.

Është një shkurtim që do të thotë 'baltë dhe borë' nga gjuha angleze ' mud and snow', dhe siç interpretohet nga klubi gjerman i automobilave ADAC, marka nuk ishte e mbrojtur ligjërisht, kështu që nuk kishte teste të veçanta të përshtatshmërisë për dimër.

Si ta dini më mirë se kur është koha ta zëvendësoni baterinë e automjetit tuaj? - KosovaPress

Këto goma nuk janë shitur për disa kohë, por ato ende përdoren në një numër të madh makinash.

Lejohet ngasja e gomave M+S me simbolin e majës së malit, por pa të paguhet një gjobë, e cila varion nga 60 euro dhe një pikë dënimi e lart.

ADAC paralajmëron se në vendet e tjera zbatohen rregulla edhe më të rrepta për këtë lloj gome.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024