Vdes 56-vjeçarja që u godit nga vetura në kryeqytet
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një këmbësore 56-vjeçare, me inicialet D.G., ka ndërruar jetë pasi u godit nga një veturë sonte në rrugën “C” në Prishtinë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja D.G. (femër) 56-vjeç, nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur”, ka thënë ajo.

Lidhur me këtë rast hetuesit policorë të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit.

​Një muaj paraburgim për dhunim në Gjakovë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024