Kurti: Prekazi me Epopenë e UÇK-së u shndërrua në kryeqytet të kryengritjes shqiptare
Lajme
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas pjesëmarrjes në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit dhe homazheve në Vlorë, në 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe sonte në Prekaz, te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Duke kujtuar flijimin, sakrificën dhe çmimin për lirinë të cilën e gëzojmë, kryeministri Kurti tha se ndaj saj duhet të sillemi me përgjegjësi institucionale e qytetare.

“Prekazi me Epopenë e UCK-së është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare dhe këtu ne e kuptojmë se sa i lartë ka qenë flijimi, sakrifica, çmimi për lirinë, të cilën e gëzojmë e ndaj të cilës duhet të sillemi me përgjegjësi institucionale e qytetare”, tha Kurti.

Basha bën homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari - KosovaPress

Kurti tha se për çdo 28 Nëntor kujtojmë jo vetëm Skënderbeun në Krujë, flamurin kombëtar dhe çlirimin arbëror nga shekulli 15, jo vetëm Ismail Qemalin në Vlorë dhe pavarësinë e Shqipërisë, por gjithashtu edhe datëlindjen e kryekomandantit Adem Jashari dhe njëkohësisht shpalljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti uron shqiptarët për 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë - KosovaPress

“Lavdi Jasharajve, lavdi kryekomandantit Adem Jashari, lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë dëshmorëve të kombit”, tha Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024